• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Petliçkovski: Tani jemi në zonë të sigurt, por duhet të përgatitemi për një valë të re të mundshme

Petliçkovski: Tani jemi në zonë të sigurt, por duhet të përgatitemi për një valë të re të mundshme
Shkup, 15 prill 2022 (MIA)- Mendoj se tani jemi në një zonë shumë të sigurt dhe se kjo do mbetet të paktën disa muaj. Megjithatë, doemos të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitemi për valë të re të mundshme të pandemisë, ka thënë kryetari i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski. Ai sonte në pjesëmarrjen në televizionin “Telma” ka thënë se tani gjendemi në pjesën më të qetë të pandemisë, por duhet të jemi të kujdesshëm pasi nuk e dimë se çka do të na sjellë vjeshta. “Tani jemi në një pjesë më të qetë të pandemisë, nuk do të thoja se është pas nesh. Doemos të jemi të kujdesshëm, nuk e dimë se çka do të na sjellë vjeshta, por mendoj se kemi disa muaj, pranverë, verë që do të jenë stabile dhe të qeta. Nga vjeshta do të bëjmë plane të reja se si më tutje”, tha Petliçkovski. Siç theksoi, edhe pse për momentin një pjesë e madhe e vendeve evropiane kanë shifra të larta të rasteve të reja, ngarkesa e sistemeve të tyre shëndetësore është e vogël dhe për këtë arsye orientohen në lehtësimin e masave. “E njëjta po ndodhë edhe te ne, duke iu falënderuar numrit të madh të njerëzve që kanë kaluar virusin, ne kemi imunitet pak më të freskët nga ai që vendet perëndimore e krijuan me vaksinat me muajt prapa. Prandaj tek ne paralelisht me lehtësimin e ngarkimit të sistemit shëndetësor po ulen edhe numrat”, shtoi ai. Ai ka shtuar se nevojitet kujdes, ose të përgatitemi për valë të re eventuale. “Ne nuk mund ta dimë, nuk jemi të sigurt nëse do të ketë valë të re, por doemos të jemi të përgatitur. Kjo do të thotë se i forcojmë kapacitetet për testim, negociojmë të sigurojmë ilaçe që në fazë të hershme të sëmundjes shumë ndihmojnë për të sëmurët kritik dhe njashtu organizojmë kapacitete të akomodimit. Por tani është periudha kur mund të marrim frymë”, tha Petliçkovski. Ai deklaroi se nuk do të heqin dorë nga vaksinimi dhe ka shtuar se kjo duhet t’u shpjegohet të gjithë qytetarëve. “Ta dinë se nëse vjen deri te një valë e re gjatë vjeshtës, paraqitet variant i ri, vaksinimi është rrugëdalja. Nuk mund të lejojmë luks, të infektohemi dhe të shohim se si do të kalojmë. Në vijim nga kompani serioze ka disa kombinime të vaksinave të reja që priten deri në qershor e më tej dhe do të mbulojnë më shumë variante, pra do të jenë efikas për krijimin e imunitetit ndaj varianteve të ndryshme të virusit. Ndaj origjinales, plus omikronit ajo do të duhet të jetë opsioni më i mirë. I ndjekim risitë në treg dhe nuk tërhiqemi nga vaksinimi”, tha Petliçkovski.

QËNDRONI TË LIDHUR