Petliçkovski: Pas pickimit nga rriqrat sa më shpejtë të kërkohet ndihmë mjekësore
- - Nëse ndodh që të pickohemi nga rriqrat, duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të kërkojmë ndihmë mjekësore, e jo të bëjmë përpjekje që vetë ta kryejmë punën në shtëpi, deklaroi sonte në televizionin "Sitel", kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski.
- Post By Fitore Curri
- 20:55, 15 gusht, 2023
Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Nëse ndodh që të pickohemi nga rriqrat, duhet sa më shpejtë të jetë e mundur të kërkojmë ndihmë mjekësore, e jo të bëjmë përpjekje që vetë ta kryejmë punën në shtëpi, deklaroi sonte në televizionin "Sitel", kryetari i Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Aleksandar Petliçkovski.
"Epidemia e fundit serioze me ethet hemorragjikekrimea kongo, ka ndodhur në vitin 1971. Pra, shumë kohë më parë. Vitet e fundit është raportuar një rast, i cili nuk ka përfunduar në spital, një rast i konfirmuar në laborator, bëhet fjalë për gjendje të rrallë", tha Petliçkovski.
Ai theksoi se sëmundja mund të jetë shumë e rëndë në të shumtën e rasteve.
"Te një pjesë e madhe sëmundja do të kalojë pa simptoma. Te ata që do të paraqitet temperatura në ditët e para, ka mundësi në 40 për qind të tyre, të prosperojë sëmundja dhe të përfundojë me fatalitet. Bëhet fjalë për sëmundje serioze", potencoi Petliçkovski.
Ai foli edhe për ilaçin "ribavirin".
"Është krejtësisht e gabuar të jepet ilaçi, për shembull, për parandalim, nëse personi e di që ka pasur kontakt me një person të dyshimtë, ta marrë në mënyrë parandaluese, nuk ekziston një gjë e tillë. Dihet saktësisht se kur duhet t'i jepet pacientit", theksoi Petliçkovski.
Të gjitha rriqrat, shtoi, nuk janë ngjitëse. Në pyetjen se a mund të infektohemi me sëmundjen nga manarët, ai u përgjigj se kjo ndodh rrallë.
"Shumë rrallë mund të infektohemi nga manarët. Rriqrat që transmetojnë këtë virus, ngjiten në mënyrë specifike me bagëtitë e mëdha, që do të thotë lopë, bagëti, dele, dhi. Ata janë nikoqiri i tyre i parë. Në teori, ndoshta është e mundur që edhe manarët ta transmetojnë në një moment, por shanset janë shumë të vogla", thotë Petliçkovski.
Ai përsëriti se gjendja e pacientit të dytë dhe të tretë me ethe hemoragjike krimea kongo është e mirë. Te infermierja ka kaluar periudha kritike, pritet shërimi i saj komplet, ndërsa ata shpresojnë se nuk do të ketë komplikime dhe befasi te pacienti i tretë.
Në rastin e parë me ethe hemoragjike krimea kongo në vend, ndërroi jetë një paciente 27-vjeçare, pas infektimit nga pickimi i rriqrës. Në rastin e dytë bëhet fjalë për një infermiere. Rasti i tretë te ne është një 42-vjeçar nga Velesi, ndërsa ekziston mundësia që ai është infektuar nga peshkimi.
I pyetur se a duhet të frikësohemi nga lloji i ri i koronavirusit, i quajtur "eris", Petliçkovski u përgjigj se në këtë moment, kjo nuk është e nevojshme.
Në nivel global, rastet e infeksioneve të reja janë në rritje, siç theksoi ai, por nuk ka rrezikim serioz të situatës epidemiologjike, nuk ka rritje dramatike të numrit të rasteve dhe "jemi larg atyre muajve kur kërkoheshin më shumë shtretër në institucionet shëndetësore". fc/
Fotografia: Printskrin