• e premte, 05 dhjetor 2025

Petar Jankovi nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në Strumicë

Petar Jankovi nga VMRO-DPMNE shpall fitoren në Strumicë

Strumicë, 19 tetor 2025 (MIA) - Kandidati për kryetar të Strumicës nga VMRO - DPMNE dhe koalicioni, Petar Jankov ka shpallur fitoren. Në fjalimin e tij, ai theksoi se pas 20 vitesh bie bastioni i LSDM-së në Strumicë.

"Sipas të dhënave nga qendra jonë analitike, nga 82 për qind e votave të përpunuara, VMRO - DPMNE kryeson me 12.223 vota ndaj kundërshtarit me 7.908 vota. Kjo tregon një diferencë prej më shumë se 4.000 votash. Pres që ky trend të vazhdojë në 17 vendvotime që nuk janë numëruar. Prandaj banorët e Strumicës fituan bindshëm, domethënë VMRO - DPMNE fitoi bindshëm në Strumicë pas shumë vitesh. Me këtë, banorët e Strumicës rrëzuan bastionin e LSDM-së këtu në Strumicë. Vullneti i qytetarëve në Strumicë fitoi", tha Jankovi.

Ai i falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre të madhe dhe njoftoi se sipas të dhënave që ka pret shumicë këshilltarësh në Këshillin e komunës së Strumicës.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR