Peskov: Samiti midis Putinit dhe Trampit në Alaskë do të zgjasë të paktën 6-7 orë
- Samiti midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Alaskë do të zgjasë të paktën 6-7 orë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Sipas tij, Moska nis me parashikimiet se liderët së pari do të kenë një bisedë private.
- Post By Ramize Qamili
- 19:21, 15 gusht, 2025
Moskë, 15 gusht 2025 (MIA) - Samiti midis presidentit rus Vlladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Alaskë do të zgjasë të paktën 6-7 orë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov. Sipas tij, Moska nis me parashikimiet se liderët së pari do të kenë një bisedë private.
"Tani duket se në të do të marrin pjesë dhe ndihmësit (asistentët). Pastaj do të ketë negociata në kuadër rë delegacioneve, eventualisht në formatin e një dreke pune. Pastaj liderët do të shpërndahen për pak kohë, ndërsa pastaj do të mblidhen për konferencë të përbashkët për shtyp. Në përgjithësi mund të imagjinohet se do të shpenzohen të paktën 6-7 orë për këtë", tha Peskovi.
Siç shtoi, pala ruse pret që takimi midis Putinit dhe Trampit në Alaskë të përfundojë në mënyrë produktive. Presidenti amerikan, Donald Tramp, personalisht do të takohet me presidentin rus, Vlladimir Putin, pasi që aeroplani i tij do të ateroj në Alaskë", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Perskov. rq/