Peskov: Rusia po e përforcon praninë e Afrikës dhe nuk përjashton "zonë tamponi" në Ukrainë
- Rusia do ta përforcojë partneritetin me shtete të caktuara afrikane, përfshirë edhe në sektorë të ndjeshëm si mbrojtja dhe siguria, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, në konferencën për shtyp në Moskë.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:22, 9 qershor, 2025
Moskë, 9 qershor 2025 (MIA) - Rusia do ta përforcojë partneritetin me shtete të caktuara afrikane, përfshirë edhe në sektorë të ndjeshëm si mbrojtja dhe siguria, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, në konferencën për shtyp në Moskë.
Shkas për deklaratën është tërheqja e paralajmëruar e grupit paraushtarak "Vagner" nga Mali. Kremlini kumtoi se Korpusi ruso-afrikan, i cili vepron nën kontrollin e tij, do të mbetet atje.
"Prania e Rusisë në Afrikë po rritet. Planifikojmë bashkëpunim gjithpërfshirës, me theks në ekonomi dhe investime, por edhe në mbrojtje dhe siguri", tha Peskov.
Perëndimi është i shqetësuar për shkak të rolit në rritje të Rusisë në vende si Mali, Republika Qendrore Afrikane dhe Guinea ekuatoriale, në dëm të ndikimit të Francës dhe SHBA-së.
Ai, gjithashtu, deklaroi se planet e NATO-s për rritje të katërfishtë të mbrojtjes kundërajrore do të jenë barrë e rëndë për taksapaguesit evropianë. Pritet që sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot ta kumtojë këtë plan në Londër.
Lidhur me Ukrainën, Peskov deklaroi se ofenziva në Rajonin Dnjepropetrovsk ka për qëllim krijimin e një "tampon zone të sigurt". Moska dje pohoi se po përparon në atë rajon. ab/
foto: Arkivi