• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Rusia do të heqë talebanët nga lista e saj e organizatave terroriste

Peskov: Rusia do të heqë talebanët nga lista e saj e organizatave terroriste

Moskë, 3 prill 2024 (MIA) - Rusia njoftoi se ka çështje të rëndësishme për bisedime me liderët e talebanëve afganë dhe se po punon në heqjen e talebanëve nga lista e saj e organizatave të ndaluara terroriste. 

"Ky është vend i cili është me ne dhe ne komunikojmë me ata në një apo tjetër mënyrë", deklaroi për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Duhet t'i zgjidhim çështjet urgjente, kjo kërkon edhe dialog, prandaj në atë kuptim komunikojmë me ata në praktikë si me të gjithë të tjerët - ata janë de fakto qeveri në Afganistan", shtoi Peskov.

Ai nuk dha hollësi për "çështjet urgjente", por Rusia e pësoi sulmin më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit muajin e kaluar, kur sulmues të armatosur hynë në sallën e koncerteve jashtë Moskës, duke vrarë të paktën 144 njerëz. 

Përgjegjësinë e morën militantët e organizatës terroriste "Shteti Islamik", ndërsa autoritetet amerikane thanë se kanë informacione se dega afgane e rrjetit, Shteti Islamik Horasan, është përgjegjëse për sulmin. Rusia bëri të ditur se gjithashtu po shqyrton edhe një shteg ukrainas, gjë që Kievi dhe Ukraina e hodhën poshtë. 

Talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në vitin 2021 pas tërheqjes së forcave të huaja të kryesuara nga SHBA-ja, por deri më tani mbetën në listën ruse të organizatave terroriste. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR