• e diel, 22 dhjetor 2024

Peskov: Rusia dëshiron kontroll vetëm mbi territoret që janë kushtetueshmërisht të saja

Peskov: Rusia dëshiron kontroll vetëm mbi territoret që janë kushtetueshmërisht të saja

Moskë, 6 gusht 2023 (MIA) - Rusia dëshiron të kontrollojë vetëm ato territore që janë kushtetueshmërisht të saja, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Në pyetjen e gazetarit i cili e intervistoi për Njujork Tajms, nëse Rusia dëshiron të shtojë ende territore ukrainase, ai u përgjigj negativisht.

"Jo. Ne vetëm duam të kontrollojmë territorin që është e shkruar në Kushtetutë si e jona", tha Peskovi, transmetojnë mediat ruse.

Referendume për bashkëngjitjen me Rusinë u mbajtën në rajonet e Donjeckut, Luhansk, Zaporozhje dhe Herson shtatorin e kaluar, kur shumica e banorëve e mbështetën veprimin.

Më 30 shtator 2022, presidenti rus Vlladimir Putin dhe shefat e atyre rajoneve nënshkruan marrëveshje për inkuadrimin drejt Rusisë, ndërsa më 4 tetor 2022 Putini nënshkroi ligjet për ratifikim të marrëveshjeve.

foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR