• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Peskov: Nuk kemi marrë sinjale se Ukraina është e gatshme për armëpushim

Peskov: Nuk kemi marrë sinjale se Ukraina është e gatshme për armëpushim

Moskë, 10 tetor 2024 (MIA) - Moska nuk ka marrë sinjale për gatishmëri për armëpushim nga pala ukrainase, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai theksoi se shumë media publikuan plane të tilla, por Rusia nuk mori sinjale konkrete nga Kievi.

Zëdhënësi i Kremlinit e komentoi edhe deklaratën e kreut të kundërzbulimit britanik MI5, Ken MekKalum, se inteligjenca ushtarake ruse (GRU) po përpiqet të shkaktonte "kaos" në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë,për të cilën ai tha se është e pabazë.

"Të gjitha këto pretendime janë absolutisht të pabaza," theksoi Peskov.

Ai, gjithashtu, i hodhi poshtë informacionet se Koreja e Veriut po dërgon personel ushtarak në Ukrainë për të luftuar në anën e Rusisë. "Ky duket si një tjetër lajm i rremë," tha Peskov.

Në fillim të kësaj jave, ministri i Mbrojtjes së Koresë së Jugut, Kim Jong-hjun tha se Pheniani me shumë gjasa do të dërgojë ushtarë në Ukrainë për të mbështetur aleatin e tij rus. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR