Peskov: Nuk do ta pengojmë Ukrainën që të hyjë në BE
- – Edhe pse në këtë fazë nuk mundi të japë vlerësim për rrjedhën e bisedimeve ruse-amerikane në Arabinë Saudite, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se bisedimet e sotme do të mund të sjellin “më shumë qartësi” lidhur me takimin eventual ballë për ballë ndërmjet presidentëve Donald Tramp dhe Vladimir Putin.
- Post By Fitore Curri
- 11:27, 18 shkurt, 2025

Moskë, 18 shkurt 2025 (MIA) – Edhe pse në këtë fazë nuk mundi të japë vlerësim për rrjedhën e bisedimeve ruse-amerikane në Arabinë Saudite, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov tha se bisedimet e sotme do të mund të sjellin “më shumë qartësi” lidhur me takimin eventual ballë për ballë ndërmjet presidentëve Donald Tramp dhe Vladimir Putin.
“Putini vazhdimisht përsërit se është i gatshëm të paguajë për paqe”, tha ai, duke insistuar se Rusia dëshiron t’i arrijë qëllimet e saj, por preferon ta bëjë këtë “në mënyrë paqësore”.
Në pyetjen nëse Ukraina mund të hyjë në Bashkimin Evropian, Peskovi u përgjigj: Kjo është e drejtë sovrane e çdo vendi, ne nuk do të diktojmë. fc/
Fotografia: Arkivi