• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Nuk do të ketë "imunitet" për instruktorët francezë në Ukrainë

Peskov: Nuk do të ketë

Moskë, 4 qershor 2024 (MIA) - Kremlini zyrtar konfirmoi se forcat ruse do të synojnë instruktorët francezë në Ukrainë, si dhe të gjithë ushtarët dhe instruktorët tjerë armiqësor.

"Asnjë instruktor i përfshirë në trajnimin e ushtarëve ukrainas nuk është imun nga sulmet", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, duke shtuar se "nuk ka rëndësi nëse ata janë francezë apo jo".

Javën e kaluar, shefi i shtabit të ushtrisë ukrainase, Oleksandr Sirski, tha se Franca do të dërgojë "së shpejti" instruktorë për të trajnuar trupat në vend, i cili përballet me ofensivë ruse që ka filluar në shkurt të vitit 2022.

Menjëherë pas kësaj, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës specifikoi se dërgimi i instruktorëve "ende është duke u diskutuar" me Francën dhe vendet e tjera.

Zyrtarisht, Franca nuk ka ushtarë që ndihmojnë apo trajnojnë forcat ukrainase në Ukrainë.

Presidenti francez Emanuel Makron ka folur vazhdimisht për mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore për të ndihmuar Kievin, gjë që ka shkaktuar kundërshtim nga aleatët, si dhe zemërim nga Rusia. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR