Peskovi: Moska është e gatshme të mirëpresë çdo ndërmjetësim për paqen në Ukrainë
- Rusia është e gatshme të mirëpresë çdo ndërmjetësim në negociatat për të arritur paqen në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.
- Post By Fami Bajrami
- 09:50, 5 dhjetor, 2024
Moskë, 5 dhjetor 2024 (MIA) - Rusia është e gatshme të mirëpresë çdo ndërmjetësim në negociatat për të arritur paqen në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.
"Jemi të gatshëm të mirëpresim çdo përpjekje për ndërmjetësim", deklaroi Peskovi për mediat ruse.
Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për shtyp në Astana javën e kaluar konfirmoi se Rusia është e gatshme të negociojë me Ukrainën në kushtet që ai theksoi më parë. Në qershor Putini prezantoi iniciativat për zgjidhjen paqësore të konfliktit ukrainas, ndërsa sipas këtij propozimi Moska do të pushonte menjëherë zjarrin dhe do të shprehte gatishmërinë për negociata pas tërheqjes së forcave të armatosura të Ukrainës nga territori ukrainas i aneksuar nga Rusia.
Në mënyrë shtesë, Kievi duhet të publikojë se heq dorë nga synimi i tij për t'u bashkuar me NATO-n dhe për të kryer, ashtu siç u theksua, çmilitarizimin dhe denazifikimin, si dhe të pranojë statusin neutral, të paangazhuar dhe jo-bërthamor, sipas mediave ruse. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s