• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peskov: Franca tashmë në mënyrë indirekte merr pjesë në konfliktin në Ukrainë

Peskov: Franca tashmë në mënyrë indirekte merr pjesë në konfliktin në Ukrainë

Moskë, 15 mars 2024 (MIA) - Franca gjithnjë e më tepër po përfshihet në konfliktin në Ukrainë, ajo tashmë merr pjesë në këtë konflikt, vlerësoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov dhe shtoi se në atë situatë Parisi po bëhet armik i Moskës.

"I lexojmë deklaratat e presidentit të Francës, Emanuel Makron. Fakti se Rusia është armik i Francës, siç tha Makroni, është me të vërtetë i dukshëm për Francën, pasi Parisi tashmë ka intervenuar në luftën në Ukrainë", tha Peskov.

Ai shtoi se Franca "me të vërtetë tashmë në mënyrë indirekte merr pjesë në luftën dhe duke gjykuar sipas fjalëve të Makronit, ajo nuk bën asgjë që ta zvogëlojë pjesëmarrjen e saj". bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR