• e diel, 22 dhjetor 2024

Peskov: Dorëzimi i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Kiev nuk do të ndryshojë asgjë në konflikt

Peskov: Dorëzimi i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Kiev nuk do të ndryshojë asgjë në konflikt

Moskë, 25 prill 2024 (MIA) - Dorëzimi i raketave amerikane ATACMS në Ukrainë nuk do të ndryshojë asgjë në konflikt, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov një ditë pas njoftimit nga Uashingtoni për dërgimin e këtyre raketave me rreze të gjatë veprimi në Kiev.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë konflikt, ata u futën në një rrugë që synonte rritjen e rrezes së sistemit të armëve", tha Peskov.

Ai shtoi se dërgimi i raketave nuk mundë të ndryshojë "rezultatin e operacionit special ushtarak”.

"Ukraina për herë të parë filloi të përdorë raketat balistike me rreze të gjatë të cilat i ishin furnizuar fshehurazi nga SHBA-ja, kur bombardoi një aeroport ushtarak rus në Krime javën e kaluar dhe forcat ruse në një zonë tjetër të pushtuar", thanë dje zyrtarët amerikanë. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR