• e hënë, 23 dhjetor 2024

Peshkimi mënyrë e mundshme për infeksion të rastit të tretë të etheve hemoragjike krimea kongo

Peshkimi mënyrë e mundshme për infeksion të rastit të tretë të etheve hemoragjike krimea kongo

Shkup, 14 gusht 2023 (MIA) - Rasti i tretë i etheve hemoragjike krimea kongo te ne është një 42-vjeçar nga Velesi, ndërsa mënyra e mundshme e infeksionit është peshkimi i tij përgjatë një pjesë të Vardarit, ku ka shumë lagështi, ku ka barë, gjemba dhe të ngjashme. Këtë sot në deklaratë për mediat e tha drejtoresha e Klinikës Infektive, Milena Stevanoviq. 

Ajo informoi edhe se epidemiologët, si dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Fakulteti i Mjekësisë Veterinere, janë të përfshirë në ndjekjen e situatës me ethet hemoragjike krimea kongo dhe po punojnë në teren, po kapin dhe hetojnë insekte. 

Stevanoviq sqaroi se ethet hemoragjike krimea kongo i transmetojnë rriqrat. Por, siç theksoi, ato mund të transmetohen edhe nga konsumimi i qumështit, mishit që nuk është trajtuar mirë. 

"Më së shpeshti transmetohet te personat e ngarkuar profesionalisht, punonjësit shëndetësorë gjatë punës me pacientë, blegtorët, peshkatarët, gjuetarët nga pickimi i insekteve të egra. Ata që therin dhe përpunojnë produktet e mishit të kafshëve ndoshta të sëmura. Kjo është mënyra e transmetimit", shtoi Stevanoviç.

Konretisht te ky, pacienti i tretë, ajo tha se ai vet nuk ishte i vetëdijshëm se e kishte kafshuar rriqër. Kjo jo gjithmonë mund të vërehet. 

Nën mbikëqyrje medicinale, u përgjigj ajo në pyetjen e gazetarëve, përveç familjes së tij katër anëtarëshe, ka edhe pesë persona të cilët punonin me pacientin në spitalin e Velesit. 

Stevanoviq, mes tjerash, bëri thirrje që të gjithë ata që lëvizin në natyrë, si peshkatarë, gjuetarë, aplinistë, të mbajnë çizme të larta, çorape të gjata, rroba të ndritshme që më lehtë të vërejnë insektet, ndërsa punonjësit shëndetësorë asesi të mos e harrojnë protokollin themelor për mbrojtje gjatë punës për çdo pacient. 

Ky është rasti i tretë me ethe hemoragjike krimea kongo në vend. Në rastin e parë me infeksion direkt, ndërroi jetë një paciente 27-vjeçare, pas infeksionit nga pickimi i rriqrës. Në rastin e dytë bëhet fjalë për një infermiere, e cila momentalisht po shërohet në Klinikën Infktive, ndërsa gjendja e saj, siç ishte thënë, është e qëndrueshme. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR