• e shtunë, 29 qershor 2024

Pesëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit, njëri është akoma aktiv

Pesëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura janë regjistruar në 24 orët e fundit, njëri është akoma aktiv

Shkup, 21 qershor 2024 (MIA) - Pesëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura ka evidentuar Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e fundit. Siç ceket në kumtesën e sotme, prej tyre aktiv evidentohet vetëm njëri, në vendin e quajtur Ramnin, në atarin e fshatit kërçovar, Cer.

QMK rajonale Shkup informoi se ka pasur katër zjarre në ambiente të hapura në Rajonin e Shkupit. Brigada zjarrfikëse Shkup prej 11:25 deri në orën 12:20 me një automjet zjarrfikës dhe tre zjarfikës inteervenuan tek vegjetacioni i ulët i kapluar nga zjarri, në sipërfaqe prej 1000 m2 në atarin e f.Luboten (Komuna e Butelit); prej 14:15 deri në orën 15:00, me një automjet dhe tre zjarrfikës intervenuan tek vegjetacioni i ulët i kapluar nga zjarri në sipërfaqe prej 60m2 në atarin e f.Jurumleri (Komuna e Gazio Babës); prej 14:30 deri në 16:00, me një automjet dhe tre zjarrfikës intervenuan në vegjetacion të ulët të kapluar nga zjarri në sipërfaqe prej 3 000m2 në atarin e f.Dvorcë (Komuna e Sarajit) dhe prej 21:05 deri në orën 22:10 me një auto jet dhe tre zjarrifkës intervenuar tek mbeturinat e djegura në sipërfaqe prej 2 000m2 në f.Shishovë (Komuna e Sarajit).

QMK informon se ka pasur gjithsej 2 072 thirrje në Numrin e vetëm thirrës për raste urgjente 112 në QMK në 24 orët e fundit, prej të cilave thirrje "reale" ishin 64,43 për qind, ndërsa 35,57 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente.

Në drejtim të policisë ishin 64,65 për qind, drejt ndihmës së shpejtë mjekësore 24,14 për qind, ndërsa drejt zjarrfikësve 6,32 për qind, nga thirrjet reale në 112 të QMK-së.

Nga QMK bëjnë tjirrje të gjitha rastet urgjente të paraqiten në Numrin e vetëm thirrës për raste urgjente 112, posaçërisht kur qytetarët kanë situata në rerzik për jetën. Njëkohësisht, QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informatat nga mediumet për preventivë, ndërkaq edhe për reagim gjatë rasteve urgjente. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR