• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga mosushqyerja dhe dehidratimi në një spital në Gazë

Pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga mosushqyerja dhe dehidratimi në një spital në Gazë

 Gazë, 3 mars 2024 (MIA)  - Në spitalin Kamal Advan, në veri të Rripit të Gazës, të paktën pesëmbëdhjetë fëmijë kanë vdekur nga dehidratimi dhe mosushqyerja në spitalin Kamal Advan në veri të Rripit të Gazës, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë e cila është nën kontroll të Hamasit.

 Zëdhënësi i Ministrisë, Ashraf al-Kidra, deklaroi se  drihet për jetën e gjashtë fëmijëve të tjerë që vuajnë nga mosushqyerja dhe dehidratimi dhe janë në reparton e kujdesit intensiv të spitalit. Ai pretendon se gjeneratori i spitalit ka pushuar së punuari dhe bombolat e oksigjenit po mbarojnë.

 Fondi i KB-së për Fëmijët (UNICEF) më 19 shkurt paralajmëroi   se rritja e menjëhershme  e mosushqyerjes në mesin e fëmijëve, grave shtatzëna dhe lehonave në Rripin e Gazës përbën një "kërcënim serioz për shëndetin e tyre", veçanërisht për shkak të vazhdimit të sulmeve izraelite në enklavën palestineze. .

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR