Pesëdhjetë nga 303 nxënës të rrëmbyer, arritën të ikin në Nigeri, 253 ende po mbahen
- Pesëdhjetë nga 303 nxënëse të rrëmbyer nga shkolla katolike në shtetin verior nigerian, Niger kanë ikur dhe tani janë me familjet e tyre.
- Post By Besnik Shuki
- 17:23, 23 nëntor, 2025
Abuxha, 23 nëntor 2025 (MIA) - Pesëdhjetë nga 303 nxënëse të rrëmbyer nga shkolla katolike në shtetin verior nigerian, Niger kanë ikur dhe tani janë me familjet e tyre.
Nxënësit, të moshës mes 10 dhe 18 vjeç, arritën të ikin një nga një të premten dhe dje, sipas Bulus Dauva Johana, kryetar i Asociacionit krishter nigerian dhe pronar i shkollës. Rrëmbyesit ende mbajnë 253 fëmijë dhe 12 mësues.
"Ne ishim në gjendje ta konfirmojmë këtë kur vendosëm të kontaktojmë dhe të vizitojmë disa prindër", tha Johana.
Nxënësit u rrëmbyen të premten së bashku me mësuesit e tyre nga persona të armatosur, të cilët sulmuan shkollën në fshatin Papiri në shtetin Niger. Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimet, ndërsa autoritetet kumtuan se ekipet taktike janë sistemuar së bashku me gjuetarët vendas për të shpëtuar fëmijët.
Nuk ishte menjëherë e qartë se ku po mbahen fëmijët ose si arritën të kthehen në shtëpi. bsh/
Foto: EPA arkiv