Pesë zjarre aktive paradite në vend
- Në territorin e vendit tonë sot në orën 12 e 30 minuta ka pesë zjarre aktive në ambient të hapur, ndërsa po aq janë nën kontroll, informojnë nga QMK.
- Post By Besnik Shuki
- 14:37, 30 gusht, 2025
Shkup, 30 gusht 2025 (MIA) - Në territorin e vendit tonë sot në orën 12 e 30 minuta ka pesë zjarre aktive në ambient të hapur, ndërsa po aq janë nën kontroll, informojnë nga QMK.
Aktive janë zjarret në afërsi të Liqenit të Tikveshit, ku po digjet pyll dhe bar me rritje të ulët, në fshatin Maglencë, ku digjen bimësi e ulët dhe pyll, në Shtip në rrugën "KAÇKM", ku digjet bimësi e ulët, në fshatin Dolgaec po digjet një pyll i përzier dhe në fshatin Podvis po digjet bimësi e ulët dhe kashtë.
Nën kontroll janë zjarret në zonën disafunksionale Jasen (pyll i përzier), në malin Kozhuf (zjarr nëntokësor), fshatin Merovë (pyll i përzier), fshatin Stragovë (bimësi e ulët) dhe fshatin Mrezhiçkë në vendin e quajtur Mushov (bimësi e ulët dhe pyll me rritje të ulët). bsh/
Foto: Arkiv