• e premte, 05 dhjetor 2025

Pesë zjarre aktive, dy er traktorë angazhohen për zjarrin në fshatin Perovë afër bregut të liqenit të Prespës

Pesë zjarre aktive, dy er traktorë angazhohen për zjarrin në fshatin Perovë afër bregut të liqenit të Prespës

Shkup, 24 korrik 2025 (MIA) - Në territorin e shtetit deri në orën 18:30 janë evidentuar gjithsej 16 zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat: 5 janë aktive, 6 janë nën kontroll, 5 janë të shuar. Zjarri që shpërtheu pasditen e sotme në bregun e Liqenit të Prespës pranë fshatit Perovë po shuhet me një er traktor, ndërsa siç bëjnë të ditur nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), së shpejti do t'i bashkohet edhe një tjetër.

Aktive janë zjarret në Komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës – f. Niviçino, në malin Golem Goten dhe Malet e Maleshevës ku digjet pyll me trungje të ulëta, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët. Pastaj në Komunën e Prilepit – f. Beshishte, vendi i quajtur Kodra Beshishtës, dega drejt f. Gradeshnicë (pyll i përzier), në komunën e Makedonski Brodit 4 – f. Qreshnevë (vegjetacion i ulët), në Komunën e Resnjës – f. Perova e Poshtme (kërcell dhe vegjetacion i ulët, në Komunën e Shtipit – f. Dragoevë dhe f. Sellcë (pyll me trungje të ulëta, prnar dhe bar i thatë)

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov, deklaroi se zjarri që shpërtheu këtë pasdite në bregun e Liqenit të Prespës pranë fshatit Perovo përfshiu një sipërfaqe më të madhe me kallamishte dhe për shkak të erës, u përhap drejt fshatit, por nuk përbën më rrezik falë ndërhyrjes së zjarrfikësve nga Resnja dhe popullsisë lokale që i mbështet ata.

"Pak kohë më parë, filloi të vepronte një er traktor amfib i DMSH-së dhe së shpejti do t'i bashkohet edhe një i dytë. Er traktori ka prerë vijën e zjarrit dhe po ndihmon forcat tokësore të zjarrfikësve të vendosin kontroll të plotë mbi këtë zjarr të rëndë që po kërcënonte disa fshatra, tha Angelov", i cili është duke shkuar drejt vendit të ngjarjes.

Nën kontroll janë zjarret më komunën e Prilepit – mes f. Careviq dhe f. Smollan, vendi i quajtur Kodra e Radobilit (pyll i përzier dhe vegjetacion me trungje të ulëta), në komunën e Zhelinës - mes f. Cerovë dhe f. Grupçin (pyll me trungje të ulëta dhe i degraduar) dhe në komunën e Makedonski Brodit ku ka zjarre në katër lokacione dhe atë f. Latovë, m.v. Markova Stapalka (shkurre dhe bar i thatë), mes f. Lokvicë dhe f. Krapë, tek f. Greshnicë dhe Latovë.  sa/

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR