• e premte, 31 janar 2025

Pesë vjet pas pandemisë OBSH ende pret të dhëna nga Kina për Kovid-19

Pesë vjet pas pandemisë OBSH ende pret të dhëna nga Kina për Kovid-19

Gjenevë, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Pesë vjet pasi u regjistruan rastet e para të sëmundjes së re të mushkërive në qytetin kinez Vuhan, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se ende pret bashkëpunim të plotë nga Pekini për të zbardhur origjinën e pandemisë Kovid-19, lajmëroi DPA.

"Ky është një imperativ moral dhe shkencor. Vazhdojmë t'i bëjmë thirrje Kinës të ndajë të dhëna dhe qasje që të mund ta kuptojmë origjinën e Kovid-19. Pa transparencë, ndarje dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve, bota nuk mund të parandalojë dhe në mënyrë adekuate të përgatitet për epidemitë dhe pandemitë e ardhshme", paralajmëroi OBSH.

Në vitin 2021, Komisioni i përbashkët i ekspertëve kinez dhe të OBSH-së vizituan Vuhanin. Në raportin e tij të fundit, Komisioni e vlerëson "me shumë gjasa" teorinë se koronavirusi e kishte origjinën nga një specie kafshësh të egra, ndërsa pastaj është përhapur në një specie tjetër shtatore para se të shfaqej tek njerëzit.

Megjithatë, origjina dhe rruga e transmetimit nuk mund të definohen qartë. sa/

Foto: EPA




 



QËNDRONI TË LIDHUR