Pesë vjet e gjashtë muaj burg për të dyshuaren e parë Marliene e cila ka ndërmjetësuar braziliane për prostitucion në Shkup
- Gjykata Themelore Penale - Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup. Gjykata të dyshuarës së parë, De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme. Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.
- Post By Ramize Qamili
- 17:54, 18 korrik, 2025
Shkup, 18 korrik 2025 (MIA) - Gjykata Themelore Penale - Shkup sot solli aktvendim për tre nga gjithsej katër të dyshuarit në rastin për ndërmjetësimin e vajzave nga Brazili për prostitucion në Shkup. Gjykata të dyshuarës së parë, De Jesus Neves Marliene, shtetase e Brazilit, i shqiptoi dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë vjet e gjashtë muaj, ndërsa të dyshuarin të tretë, Sabedin Demiri dhe të dyshuarit e katërt Nemanja Mihajlovski, shtetas të Maqedonisë së Veriut, u është shqiptuat aktvendim alternativ, gjegjësisht një vit burg dhe një vit e gjashtë muaj nëse kryejnë vepra penale në tre vitet e ardhshme. Gjykata në seancën e sotme solli vendim që të ndahet procedura për të akuzuarin e dytë Maan Mahmalad, shtetas i Maqedonisë së Veriut, sepse vetëm ai nuk e pranoi fajin nga katër të dyshuarit.
Duke e elaboruar aktakuzën, prokurorja publike Suzana Mirçevska - Kërstevska potencoi se tre nga të akuzuarit kanë kryer veprat penale "Ndërmjetësim në kryerjen e prostitucionit" dhe "Larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra penale", ndërsa i dyshuari i katërt, Mihajlovski, vetëm veprën penale "Larje parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndërshkuese".
Siç sqaroi Mirçevska-Kërstevska, në periudhën nga dhjetori i vitit 2023 deri në dhjetor të vitit 2024, nga lakmia me paramendim, e dyshuara e parë De Jesus Neves Marliene dhe i dyshuari i dytë Maan Mahmalad kanë ndërmarrë veprime të sinkronizuara, duke organizuar plotësisht akomodimin dhe jetën e vajzave nga Brazili, që merreshin me prostitucion. Gjatë periudhës prej gati një viti, ata për shkak t[ kryerjes së prostitucionit pranuan pesë braziliane të moshës prej 26 deri 38 vjeçare, të cilat i kanë vendosur në banesa të marra me qira në Shkup, në kompleksin "Xhevahir Holding". Vajzat ishin të vendosura në dy banesa, ku u ofronin shërbime seksuale klientëve, të cilët i kontaktonin përmes faqes ndërkombëtare të internetit, të krijuar për të ofruar vajza eskortë në të gjithë Evropën.
Prokurorja shtoi se për brazilianet u krijuan profile ku postoheshin numra telefoni, çmimet e shërbimeve seksuale dhe shërbimeve shtesë, si dhe foto me përmbajtje eksplicite. Për të dyshuaren e parë, De Jesus Neves Marliene, tha se i kontrollonte profilet, kontaktonte me klientë potencialë, organizoi orarin ditor të klientëve për secilën vajzë, si dhe ka përcaktuar kohëzgjatjen e shërbimeve, e cila lëvizte nga 150 euro për gjysmë ore, 200 euro për një orë, 300 euro për dy orë, 450 euro për tre orë dhe 800 euro për gjithë natën për shërbime seksuale. Siç theksoi Mirçevska - Kërstevska, për këtë angazhim e dyshuarja e parë ka fituar 30 për qind nga përfitimi i vajzave. rq/bsh/
Foto: MIA