• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë viktima nga erërat e fuqishme në Poloni

Pesë viktima nga erërat e fuqishme në Poloni

Varshavë, 1 prill 2024 (MIA) – Pesë persona sot kanë humbur jetën në malet Tatra në jug të Polonisë, pasi janë goditur nga drunjë që u shkulën nga erërat e forta më shpejtësi deri në 155 kilometra në orë.

Në qytetin Rabka-Zdroj, dy të rritur dhe një fëmijë vdiqën pasi mbi ta ra një pemë, bëri të ditur shërbimi lokal kundër zjarreve. Një grua 23-vjeçare dhe një djalë nëntë vjeçar vdiqën në rrethana të ngjashme në Zakopane, një vendpushim malor në Tatra.

Zjarrfikësit sot iu përgjigjën 140 paraqitjeve për drunjë të rrëzuar që bllokonin rrugët dhe pronarët e shtëpive me çati të dëmtuara, bërën të ditur mediat lokale. Erërat vijnë pas tre ditësh të motit jashtëzakonisht të ngrohtë.

Më 30 mars, temperaturat arritën një rekord të ri historik për muajin mars, duke arritur madje në 26.4 gradë Celsius në qytetin jugor Tarnov, informuan mediat lokale.

Foto: arkivi i EPA-s

QËNDRONI TË LIDHUR