Pesë të vrarë në një sulm pakistanez në rajonin indian Xhamu
- Pesë persona u vranë këtë mëngjes në sulmet pakistaneze në rajonin indian Xhamu, theksohet në kumtesën e policisë.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:44, 10 maj, 2025
Nju Delhi, 10 maj 2025 (MIA) - Pesë persona u vranë këtë mëngjes në sulmet pakistaneze në rajonin indian Xhamu, theksohet në kumtesën e policisë.
"Përpjekja e dukshme e Pakistanit për të shkelur sovranitetin e Indisë dhe për të rrezikuar popullsinë civile është e papranueshme", kumtoi ushtria indiane në rrjetin social "Iks", duke shtuar se kjo do të "pengonte planet e armikut".
Autoritetet ushtarake deklaruan se kanë vërejtur disa dronë mbi qytetin Amritsar, por të gjithë u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.
"Përgjatë kufirit perëndimor, vazhdon përshkallëzimi i aktiviteteve pakistaneze vazhdon me përdorimin e dronëve dhe municioneve të tjera", theksoi ushtria indiane. ls/
Foto: EPA