• e martë, 09 korrik 2024

Pesë të vdekur, prej të cilëve tre fëmijë, në një sulm në shtëpinë e një ushtari amerikan

Pesë të vdekur, prej të cilëve tre fëmijë, në një sulm në shtëpinë e një ushtari amerikan

Nju-Jork, 22 mars 2023 (MIA) - Një ish-ushtar ka qëlluar dhe vrarë një pjesëtar aktiv të ushtrisë amerikane dhe tre fëmijë në një shtëpi në Karolinën e Jugut, para se të qëllonte veten, bënë të ditur sot persona zyrtarë.

Dy persona zyrtarë amerikanë konfirmuan se bëhet fjalë për persona ushtarakë. 

Policia bëri të ditur se janë gjetur trupat e tre fëmijëve dhe dy burrave, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre është vrasësi.

Hetimet janë në vijim, ndërsa jozyrtarisht ka dëshmitarë që kanë treguar se çfarë ka ndodhur.

 Identiteti i viktimave nuk është bërë i ditur. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR