• e premte, 20 dhjetor 2024

Pesë të vdekur në sulmet ruse ndaj Odesës

Pesë të vdekur në sulmet ruse ndaj Odesës

Kiev, 6 mars 2024 (MIA) - Pesë persona e humbën jetën në sulmet e sotme ruse ndaj Odesës, përderisa pressidenti ukrainas, Volodimir Zelenski dhe kryeminisstri grek, Kiriakos Micotakis ishin për vizitë në port, kumtuan autoritetet ukrainase.

"E konfirmojmë sulmin ndaj infrastrukturës së portit në qytetin e Odesës. E konfirmojmë vdekjen e pesë personave. Ka edhe të plagosur", deklaroi zëdhënësi i marinës ukrainase, Dmitro Pletençuk.

Ministria ruse e Mbrojtjes e mori përgjegjësinë për suëmin raketor ndaj portit të Odesës, duke thënë se forcat ruse goditën "një depo ku forcat e armatosura ukrainase po përgatisin dronë detarë për luftë". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR