• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Karolinën Jugore

Pesë të vdekur gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në Karolinën Jugore

Kolumbi, 6 korrik 2023 (MIA) - Pesë persona e humbën jetën gjatë rrëzimit të një aeroplani të vogël në shtetin federal amerikan, Karolina Jugore.

Aeroplani u rrëzua në afërsi të një terreni për golf në North Mirtël Biç gjatë fundkavës, ndërsa informatat fillestare ishin se vetëm një person është lënduar.

Sot u konfirmua se kanë vdekur të gjithë në aeroplan - katër udhëtarë dhe piloti, lajmërojnë meidumet lokale.

Katër persona vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri në spital.

Sot u publikuan edhe identitetet e viktimave, dy gra të moshës 32 dhe 42 vjeç dhe djemtë e tyre 7 dhe 17 vjeç, si dhe piloti 66-vjeçar. ab/

Foto: МIA arkivi


 

QËNDRONI TË LIDHUR