• e enjte, 30 janar 2025

Pesë skijatorë kanë humbur jetën në një ortek në Alpet franceze

Pesë skijatorë kanë humbur jetën në një ortek në Alpet franceze

Paris, 30 janar 2025 (MIA) - Pesë skijatorë kanë humbur jetën në dy orteqe të ndara në Alpet franceze, publikuan mbrëmë mediat lokale.

Në rajonin Savoa në Alpet franceze, katër skijatorë norvegjezë i kanë humbur jetën në zonën Val-Senis, bënë të ditur mediar francete, duke cituar prefekturën lokale.

Grupi prej shtatë skijatorëve kanë dalë nga shtregu kur është përplasur me një ortek të madh dhe ka marrë me vete katër prej tyre. Tre trupa janë nxjerrë nga vendi i ngjarjes, ndërsa një grua e cila është dërguar me helikopter në spitalin në Grenobël, ka ndërruar jetë pak më vonë.

Ndërkohë, një skijatore zvicerane ka humbur jetën në një ortek të veçantë në afërsi të Valorsine, në veri të masivit Mon Blan. Ajo gjoja ka udhëtuar me babain dhe vëllain e saj kur është përplasur me një ortek, publikoi gazeta "Figaro", duke iu referuar një prokurori.

Babai i 30 vjeçares nuk është lënduar, vëllai i saj është dërguar në spital për kontroll. Që të tre kanë qenë jashtë sjtegut.

Prefektura Savoja e Epërme ka lëshuar paralajmërim për rrezik të madh nga orteqet.

Të martën, një skijator 55 vjeçar gjithashtu është përfshirë nga një ortekj në rajonin Mon Blan dhe ka vdekur. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR