• e diel, 20 tetor 2024

Pesë punëtorë nga Nepali të punësuar në një kompani në Ohër, raportohen të zhdukur

Pesë punëtorë nga Nepali të punësuar në një kompani në Ohër, raportohen të zhdukur

 Shkup, 18 gusht 2024 (MIA)  - Pesë persona nga Nepali të cilët kanë punuar në një kompani private në Ohër, janë shpallur të zhdukur nga punëdhënësi i tyre, njofton MPB-ja.

"Dje në orën 11:35 në SPB - Ohër,  V.S., 43 vjeç, banor i Ohrit, ka raportuar se pesë të punësuar të tij nga Nepali, me qëndrim të përkohshëm në qytet, të moshës 19 deri në 27 vjeç janë larguar nga vendi ku kanë qëndruar", theksojnë  MPB-ja.

 Po merren masa për gjetjen e personave.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR