• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pesë persona të rinj të hospitalizuar me kollë të mirë, gjithsej 1.022 raste në shtet

Pesë persona të rinj të hospitalizuar me kollë të mirë, gjithsej 1.022 raste në shtet

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në periudhën prej 9 deri 15 gusht, janë regjistruar 21 raste të reja me pertusis ose kollë të mirë. Mosha e të sëmurëve lëviz prej një muaj deri 40 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri katër vjet. Nga rastet e reja, pesë persona janë hospitalizuar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. 

"Deri më 15 gusht, në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 1.022 raste të kollës së mirë, me incidencë prej 55,6/100.000 banorë. Kjo përfaqëson rritje të shumëfishtë të numrit të të sëmurëve, në krahasim me periushën e kaluar pesëvjeçare - 2019 - 2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste", shkruan në raport. 

Shpërndarja sipas gjinisë tregon se 465 persona janë të gjinisë mashkullore, ndërsa 557 të gjinisë femërore.

Te 1.015 persona ishin regjistruar simptoma, përderisa sëmundja te shtatë persona ishte formë asimptomatike.

"Nga të sëmurët, janë hospitalizuar 148 persona, 127 prej tyre nën moshën katër vjeç. Numri më i madh i rasteve u hospitalizuan në KU për sëmundje të mushkërive te fëmijët në Kozle. Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 146 kanë dalë nga spitali. Mesatarisht, pacientët janë hospitalizuar në spital pas tetë ditëve", sqarojnë nga ISHP.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara, 641 nuk ishin vaksinuar, nuk janë komplet të vaksinuar në bazë të moshës ose nuk kanë dëshmi për vaksinim. 

Nga 18 janari deri më 15 gusht, janë dhënë gjithsej 64.146 doza të vaksinave që përmban komponentë kundër kollës së mirë. 

Vijojnë tri epidemi të regjistruara në nivel të territorit të Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s, ISHP

QËNDRONI TË LIDHUR