Pesë persona nga Shtipi mes viktimave në Koçan, mes tyre dy anëtarë të bendit DNK
- Në fatkeqësinë në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve të para nga Komuna e Shtipit kanë humbur jetën pesë persona nga kjo komunë, tre prej të cilëve fëmijë.
- Post By Fami Bajrami
- 15:40, 16 mars, 2025

Shtip, 16 mars 2025 (MIA) - Në fatkeqësinë në diskotekën në Koçan, sipas informacioneve të para nga Komuna e Shtipit kanë humbur jetën pesë persona nga kjo komunë, tre prej të cilëve fëmijë.
Siç deklaroi kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, dy të rriturit janë drejtori i Qendrës për kulturë Filip Stevanovski dhe një punonjës i shkollës fillore "Vanço Prqe" të cilët kanë performuar në grupin "DNK".
Në zjarrin e mbrëmshëm në Koçan, sipas informacioneve të fundit të publikuara nga MPB-ja, jetën e kanë humbur 59 persona, ndërsa 155 janë lënduar. Për katër persona është lëshuar urdhërarrest qendror, ndërsa deri më tani janë intervistuar dhjetë persona të hospitalizuar, si dhe një nga anëtarët e grupit DNK.
Foto: arkivi i MIA-s