• e martë, 23 korrik 2024

Pesë persona janë vrarë në shtëpinë e pleqve në Daruvar

Pesë persona janë vrarë në shtëpinë e pleqve në Daruvar

Zagreb, 22 korrik 2024 (MIA) - Pesë persona janë vrarë në shtëpinë e pleqve dhe të pafuqishmëve në Daruvar, 130 kilometra në juglindje të Zagrebit, njoftuan mediat kroate.

Sipas tyre, një burrë ka hyrë në shtëpinë e pleqve dhe të pafuqishmëve dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të njerëzve. Pesë persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa disave ende po ju ofrohet ndihmë mjekësore.

Sulmuesi më pas ka ikur, por policia shpejt e arrestoi pranë një kafeneje në qytet. Në tërë qytetin po bien sirenat e shërbimit të urgjencës mjekësore. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR