• e diel, 22 dhjetor 2024

Pesë minatorë humbën jetën gjatë shembjes së minierës ari në Kenia

Pesë minatorë humbën jetën gjatë shembjes së minierës ari në Kenia

 Nairobi, 25 maj 2024 (MIA) - Pesë minatorë humbën jetën gjatë shembjes së një miniere ilegale ari në veri të Kenias, njoftoi sot policia.

 Në njoftim thuhet se rrëshqitja e tokës është shkak për shembjen e minierës në rajonin Dabel, në afërsi të kufirit me Etiopinë. Minatorë të tjerë nuk janë gjetur dhe nuk dihet nëse numri i të vdekurve është përfundimtar.

 Që në mars, ministri i Punëve të Brendshme i Kenias, Kitur Kindiki ndaloi aktivitetet e minierave në zonë pasi përleshjet midis minatorëve të paligjshëm çuan në vdekjen e shtatë personave.

 Aktivitetet minerare atje janë përshkruar si të paligjshme pasi nuk është kryer asnjë vlerësim i ndikimit në mjedis, ndërsa tunelet janë të dobëta dhe  para shkatërrimit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR