• e diel, 22 dhjetor 2024

Pesë foshnja të lindura para kohe janë gjetur të vdekura në spitalin e Gazës

Pesë foshnja të lindura para kohe janë gjetur të vdekura në  spitalin e Gazës

Kan Junes, 29 nëntor 2023 (MIA) - Pesë foshnja të lindura para kohe janë gjetur të vdekura në një spital në qytetin e Gazës, e cila ishte epiqendra e luftimeve përpara se të hynte në fuqi armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësis të Hamasit.

Deri në ndërprerjen e luftimeve, kur në fuqi hyri armëpushimi të premten, spitalet në qytetin më të madh të enklavës palestineze u vunë në shënjestër të sulmeve izraelite. Sipas mjekëve, disa spitale janë evakuuar dhe disa prej tyre janë urdhëruar nga ushtria izraelite.

"Forcat pushtuese lanë pesë foshnja të lindura para kohe në repartin e kujdesit intensiv të spitalit Al Nasër, një nga spitalet kryesore pediatrike në Gazë" tha mjeku Ashraf al Kidreh.

Ushtarët i ndaluan mjekët dhe anëtarët e familjes së foshnjave të lindura para kohe që t'u afroheshin   dhe kur mjekët arritën të hynin të martën mbrëma, i kanë gjetur trupat e tyre pjesërisht të dekompozuar.

Në mesin e nëntorit, e gjithë bota ka ndjekur fatin e 39 foshnjave të lindura para kohe në një spital tjetër në Gazë, Spitalin Al Shifa, i cili u rrethua dhe u sulmua nga ushtria izraelite.

Tetë prej atyre foshnjave kanë vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike të nevojshme për inkubatorët. Njëzet e tetë prej tyre u evakuuan në Egjipt ku u transferuan në spital, shumica pa prindërit e tyre, disa jetimë, ndërsa prindërit e të tjerëve nuk u lejuan të hynin në Egjipt, njoftoi KB.

Tre foshnja që ishin shumë të dobëta për t'u transferuar janë shtruar në spital në një institucion në pjesën jugore të Rripit të Gazës. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR