• e premte, 05 dhjetor 2025

Personat mbi 60 vjeç mund të shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës

Personat mbi 60 vjeç mund të shërbejnë në forcat e armatosura të Ukrainës

Kiev, 29 korrik 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, firmosi një ligj për shërbimin ushtarak sipas një kontrate për personat që e kanë arritur kufirin e pleqërisë prej 60 vjeç për shërbim ushtarak.

Ligji u lejon personave që e kanë arritur kufirin e pleqërisë, por janë të gatshëm të vazhdojnë me shërbimin për arsye shëndetësore, të lidhin marrëveshje për shërbim ushtarak, është publikuar në ueb faqen e kuvendit, transmetoi Ukrinform.

Qytetarët e Ukrainës të cilët e kanë arritur kufirin e pleqësinë për qëndrim në rezervë munden, me kërkesë të tyre, sërish të regjistrohen për shërbimin ushtarak nëse kanë pëlqim me shkrim nga komandanti i njësisë ushtarake për pranim në shërbimin ushtarak me marrëveshje.

Sipas dokumentit, njerëzit e tillë mund të shërbejnë në pozitat e ushtarëve të regullt, rreshterëve, nënoficerëve, si dhe oficerëve më të rinj dhe më të moshuar (nën kushtin ushtarët të shkarkohen nga shërbimi pas 1 janarit të vitit 2025).

Për emërimin e pozitës së oficerit nevojitet pëlqim nga Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Ukrainës.

Marrëveshja nënshkruhet për një vit, me mundësi për vazhdim.

Është parashikuar edhe periudhë kalimtare prej dy muajve, ndërsa marrëveshja mund të ndërpritet nëse ushtari nuk i plotëson kushtet ose tregohet si i paaftë për detyrën.

Rada Supreme miratoi ligjin për shërbimin ushtarak siaps marrëveshjes për personat që e kanë arritur kufirin e pleqërisë për shërbim ushtarak më 16 korrik. sa/

Foto: Shtatmadhoria e armatës së Ukrainës në Fejsbuk 

QËNDRONI TË LIDHUR