Personat e verbër nuk kanë qasje të njejtë drejt arsimit të lartë
- Në universitetet në Shkup dhe Manastir nuk ka projekte infrastrukturore të objekteve për persona të verbër, as ndërkaq audio materiale dhe libra të Brajit më bibiliotekat në kuadër të fakulteteve. Personat e verbër nuk i kanë kushtet e nevojshme për përfundim të arsimit të lartë, ndërkaq si rrjedhojë, u shkurtohet e drejta e qasjes së barabartë drejt arsimit të lartë.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:10, 9 korrik, 2023
Shkup, 9 korrik 2023 (MIA) - Në universitetet në Shkup dhe Manastir nuk ka projekte infrastrukturore të objekteve për persona të verbër, as ndërkaq audio materiale dhe libra të Brajit më bibiliotekat në kuadër të fakulteteve. Personat e verbër nuk i kanë kushtet e nevojshme për përfundim të arsimit të lartë, ndërkaq si rrjedhojë, u shkurtohet e drejta e qasjes së barabartë drejt arsimit të lartë.
Nga gjithsej dhjetë fakultete në Universitetin "Shën Cirili e Metodi" në Shkup dhe Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir nga të cilët MIA mori informatë, në asnjërin nuk ka projekt infrastrukturor për adaptim të objekteve për persona të verbër, ndërkaq nuk ka as materiale adaptuese nga të cilat mund të mësojnë.
"Kjo ua shkurton të drejtën personave të verbër për qasje të barabartë dhe mundësi të njejta në arsim", vlerësojnë nga Lidhja nacionale e personave të verbër për MIA-n.
Shoqata e personave të verbër për momentin u jep bursë dy personave, ndërsa nga fakultetet me të cilat MIA kontaktoi, deri më tani është evidentuar vetëm një person i verbër që studion.
Është evidente se edhe përkundër numrit të vogël të personave të verbër, interesim për të studiuar megjithatë ka. Beira Saliofska është një prej tyre. Saliofska, e njohur si Beki, ka glaukomë (dëmtim i plotë i shikimit nga lindja). kjo vajzë e re është nga Plasnica, ndërsa kohë më parë diplomoi në Institutin për edukim special dhe rehabilitim në Fakultetin filozofik pranë UCM-së, ndërka punimin e vet të parë diplomik e ka shkruar në alfabetin e Brajit.
Ajo thekson se kushtet adekuate në fakultete janë shumë të rëndësishme, megjithatë porositë se në raste të tilla me rëndësi është të ketë dëshirë dhe vullnet të madh.
"Probleme dhe pengesa çdoherë do të ekzistojnë, por nëse me të vërtetë e dëshironi atë, do të keni sukses edhe përkundër vështirësive dhe sfidave me të cilat përballemi si person me shikim të dëmtuar", është decide Saliofska.
Siç theksojnë nga Shoqata e perosnave të verbër, ekzistojnë masa të ndryshme, megjithatë problem është që nuk ka vullnet institucional për ndërmarrje të të njejtave.
"Institucionet arsimore duhet të investojnë në teknologji asistive posaçërisht të dizajnuara për nxënës të verbër, siç janë, lexues të ekraneve, displeji i Brajit, text to text speech (softuer), si dhe shumë mjete të tjera ndihmëse të cilat mund të kontribuojnë për qasje më të lehtë. Këto vegla u mundësojnë studentëve me shikim të dëmtuar të kenë qasje më të lehtë drejt përmbajtjeve digjitale, librave dhe materialeve të tjera arsimore", theksojnë nga atje.
Saliofska për MIA-n ndau përvoja edhe nga periudha kur ka studiuar. Ajo thotë se ka pasur version elektronik të materialeve, por ajo në fund të ditës ka mbetur vetëm në vullnetin personal të profesorëve.
Shton se për çdo person me shikim të dëmtuar me rëndësi është asistenti personal.
Nga Shoqata vlerësojnë se kyçe është fakultetet të kenë anëtarë të trajnuar, siç janë edukatorët e specializuar apo koordinatorët për qasje, të cilët mund të sigurojnë mbështetje individuale për studentët me shikim të dëmtuar.
Thonë se plotësisht nevojitet këtyre personave t'u sigurohen edhe provime në alfabetin e Brajit apo formate elektronike të cilat do të jenë kompatibile me lexuesit e ekranit, si dhe lejimi i kohës shtesë apo shfrytëzimi i teknologjisë asistive gjatë vlerësimeve.
Bëjnë thirrje për bashkëpunim më të madh institucional, sepse siç sqarojnë, për momentin ajo është minimale.
Përndryshe, Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut e parasheh qasjen drejt arsimit të lartë, ndërkaq në nenin 7 të Ligjit për arsim të lartë qëndron se "Shtetasit e Republikës së Maqedonisë kanë kushte të njejta të arsimimit në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë".
Autor: Simona Sërbinoska
Foto: МIА arkivi