Persona zyrtarë amerikanë: Nuk ka viktima në sulmin iranian ndaj bazës ushtarake në Katar
- Nuk ka viktima në mesin e forcave amerikan në bazën ushtarake në Katar pasi Irani sulmoi me projektilë bazën e tyre Al-Udeid, raportuan mediat amerikane duke i'u referuar një zyrtari në Uashington.
- Post By Sara Ademi
- 20:40, 23 qershor, 2025
Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Nuk ka viktima në mesin e forcave amerikan në bazën ushtarake në Katar pasi Irani sulmoi me projektilë bazën e tyre Al-Udeid, raportuan mediat amerikane duke i'u referuar një zyrtari në Uashington.
Gazeta Nju-Jork Tajms publikoi se Irani i ka koordinuar sulmet ndaj bazës ajrore në Katar dhe paraprakisht ka dërguar paralajmërim në atë vend me qëllim që të shmangen viktima njerëz.
Irani ka kryer sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Katar si përgjigje e bombardimit amerikan të objekteve bërthamore iraniane. Autoritetet amerikane mohuan se është sulmuar baza e tyre ushtarake në Irak.
Autoritetet e Katarit deklaruan se raketat janë zënë dhe se nuk ka pasur viktima, duke dënuar sulmin e Iranit, por duke theksuar se Katari mban të drejtën të përgjigjet me forcë proporcionale. sa/