• e hënë, 23 dhjetor 2024

Perinski: Thirrja publike për komunat menjëherë pas ribalansit të Buxhetit, në dispozicion do t'i kenë 100 milionë eurot e para

Perinski: Thirrja publike për komunat menjëherë pas ribalansit të Buxhetit, në dispozicion do t'i kenë 100 milionë eurot e para

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Prioritetet e komunave dhe gatishmëria e tyre të realizojnë projekte, të cilat do të financohen me mjete nga thirrja publike të cilën tashmë po e përgatitë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski me kryetarët e Rajonit planor të Shkupit, kumtuan nga Qeveria.

"Thirrja publike do të publikohet menjëherë pas ribalancit të Buxhetit dhe për komunat do të jenë në dispozicion 100 milionë eurot e para për realizim të projekteve të gatshme. Jam i bindur se komunat do të aplikojnë me projekte cilësore dhe të dobishme të cilat do t'u përgjigjen nevojave të qytetarëve", theksoi Perinski.

Theksoi se Qeveria në vazhdimësi do t'i mbështetë komunat dhe se fokusi duhet të vihet në prëgatitjen e projekteve të mira dhe dokumentacionit projektues.

"Qeveria dhe Ministria e vetëqeverisjes Lokale janë të gatshme dhe do të investojnë në objekte cilësore infrastrukturore të cilat do të bëjnë dallim dhe do ta përmirësojnë cilësinë e jetesës nëpër komuna. Kështu do ta nxisim zhvillimin edhe në nivel lokal edhe në rajone planore. Zhvillimi i barabartë kërkon investime serioze, premtimet tona i realizojmë menjëherë sepse kemi për qëllim secila komunë t'i shfrytëzojë potencialet e veta dhe të jetë vend atraktiv për të jetuar dhe për të investuar në zhvillim", theksoi Perinski. ab/

Foto: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR