• e diel, 22 qershor 2025

Perinski: Shtatëmbëdhjetë komuna aspak nuk kanë aplikuar në thirrjen e dytë publike për mbështetje të projekteve komunale infrastrukturore

Perinski: Shtatëmbëdhjetë komuna aspak nuk kanë aplikuar në thirrjen e dytë publike për mbështetje të projekteve komunale infrastrukturore

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Gjithsej 450 aplikime nga 63 komuna duke e përfshirë edhe ditën e djeshme janë dorëzuar në arkivin e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale për thirrjen e dytë publike për mbështetje të projekteve komunale infrastrukturore.

Siç informon ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në konferencën për media në Qeveri, 36 komuna kanë aplikuar me projekte në vlerë prej maksimumit të mjeteve financiare të cilat u takojnë sipas formulës për kokë banori, 27 komuna kanë mundësi të aplikojnë me projekte deri në shumën maksimale të parashikuar, ndërsa 17 komuna aspak nuk kanë dorëzuar formularë për aplikim.

Perinski tha se aspak nuk kanë aplikuar komunat: Saraj, Qendër, Çair, Shuto Orizare, Likovë, Probishtip, Vallandovë, Rosoman, Bogovinje, Vrapçishte, Mavrovë, Rostushë, Tearcë, Dibër, Strugë, Manastir, Krushevë dhe Dollnen.

"U bëjmë apel të gjitha vetëqeverisjeve lokale ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe ta respektojnë afatin e parashikuar ligjor për regjistrim i cili skadon më 30 prill të këtij viti", tha Perinski.

Ai theksoi se rrjedha e thirrjes së parë qartë konfirmon se qëllimet e Qeverisë për ndihmë të komunave nuk janë vetëm teori, por edhe mekanizëm praktik për ndryshimet të cilat ndodhin në terren. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR