• e premte, 22 nëntor 2024

Perinski: Procesi i evoluimit të kompletimit të dokumentacionit nga komunat zgjat ende

Perinski: Procesi i evoluimit të kompletimit të dokumentacionit nga komunat zgjat ende

Kumanovë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Procesi i evoluimit të dokumenteve të mbërritura nga komunat për thirrjen qeveritare për mbështetje të komunave zgjat ende dhe së shpejti do të ketë informacione, deklaroi sot ministri i Pushtetit Lokjal, Zllatko Perinski në promovimin e pajisjes së re për njësite zjarrfikëse në Kumnanovë. Afati për kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm është vazhduar në seancë qeveritare dhe ka përfunduar deri më 15 nëntor.

"Nga sa jam informuar përmes gjashtë ministrive të linjës, rreth dhjetë komuna e kanë plotësuar dokumentacionin. Ju lutemi na jepni edhe një ditë ose dy, sepse ende është duke u bërë vlerësimi i dokumenteve që kanë ardhur dhe ne do të dalim me një qëndrim konkret", tha ministri Perinski.

Një mundësi shtesë për komunat janë ndryshimet e miratuara në ligjin për rregullimin e tokës ndërtimore, me të cilat tejkalohet problemi i përjashtimit nga shërbimet komunale për ndërtimin e objekteve me interes publik, kopshteve, shkollave...

"Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që nuk kanë arritur të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë ministrive përkatëse në përputhje me ndryshimet në ligjin për rregullimin e tokës ndërtimore që kemi bërë për të shmangur problemin e lirimit të shërbimeve komunale për objektet e interesi publik, tani kjo pengesë është kapërcyer. E bëmë ndryshimin e ligjit dhe në bazë të tij iu dha më shumë mundësi që të plotësojnë dokumentacionin teknik", deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Kumanovë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR