• e diel, 22 dhjetor 2024

Perinski: Përvojat nga Sllovenia tejet të rëndësishme për Ministrinë dhe për masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Perinski: Përvojat nga Sllovenia tejet të rëndësishme për Ministrinë dhe për masat për zvogëlimin e ndotjes së ajrit

Kumanovë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Vetadministrimit Lokal do të zbatojë praktikat pozitive nga Sllovenia në kuadër të veprimit të Ministrisë, në pajtim me kompetencat ligjore, deklaroi sot ministri i Vetadministrimit Lokal, Zllatko Perinski pas promovimit të pajisjes së furnizuar zjarrfikëse në Kumanovë.

Ai e vlerësoi vizitën e tij të paradokohshme në Lubjanë dhe Slloveni për tejet të rëndësishme për vet Minsitrinë, por edhe për pjesën e ndërmarrjes së masave për ballafaqim me ndotjen e ajrit.

"Me të vërtetë ishte shumë e dobishme vizita, jo vetëm në pjesën e ndotjes së ajrit, por edhe të menaxhmentit për menaxhim me mbeturina. Të gjita ato mësime, të cilat i kemi mësuar aty, tani më i punojmë dhe dëshirojmë t'i implementojmë në kuadër të resorit tonë në kuadër të kompetencave tona ligjore. Por në nivel të Qeverisë, planifikojmë të zbatojmë edhe masa, të cilat do të duhet ta parandalojnë ndotjen e ajrit, posaçërisht në muajt e dimrit, të cilat po na presin. Jemi të vetëdijshëm se më shumë se 60 për qind nga ndotja del nga amvisëritë dhe për këtë shkak duhet të veprojmë në atë drejtim, pasi këtë problem, i cili më shumë se 10 vjet është i pranishëm, njëherë e përgjithmonë duhet ta zgjidhim", deklaroi ministri Perinski. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR