Perinski për gjendjen në Qytetin e Shkupit: Pres zgjidhje në kuadër të ligjit, propozimi i BNJVL-së do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë
- - Kërkesa e kryetarëve të komunave të Shkupit për heqjen e ingerencave të Qytetit të Shkupit në sferën komunale është rezultat i presionit të përditshëm të qytetarëve, të cilët me të drejtë janë të pakënaqur nga shërbimet, të cilat janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe i cili thekson se për këtë çështje do të diskutohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën në Qytetin e Shkupit.
- Post By Fami Bajrami
- 17:58, 15 gusht, 2024
Shkup, 15 gusht 2024 (MIA) - Kërkesa e kryetarëve të komunave të Shkupit për heqjen e ingerencave të Qytetit të Shkupit në sferën komunale është rezultat i presionit të përditshëm të qytetarëve, të cilët me të drejtë janë të pakënaqur nga shërbimet, të cilat janë në kompetencë të Qytetit të Shkupit, thotë ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, dhe i cili thekson se për këtë çështje do të diskutohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën në Qytetin e Shkupit.
"I kuptoj kërkesat e kryetarëve të komunave dhe pajtohem plotësisht me qëndrimin e tyre se banorët e Shkupit, për fat të keq, për shkak të një personi, i cili e ka pushtuar qytetin, jetojnë në kushte nën standarde. Hapi i marë nga kryetarët është sublim nga inati i qytetarëve, të cilët i drejtohen çdo ditë. Propozimi nga ana e BNJVL-së supozoj se do të shqyrtohet në seancën e ardhshme të Qeverisë, ku do t'i shprehim qëndrimet tona në bazë të mekanizmave ligjorë dhe jam i bindur se do të miratohet zgjidhja më e mirë për qytetarët e Qytetit të Shkupit. Thelbi është se çdo mosveprim, në përputhje me kompetencat, të cilat i janë përcaktuar me ligj dhe për të cilat ai merr pagë nga qytetarët e Shkupit, është në vetvete shkelje e ligjit, që mund të trajtohet si keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar", thotë Perinski, informojnë nga MVL-ja.
Ai publikisht u bën thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa dhe aktivitete për të përcaktuar se pse kryetarja e qytetit të Shkupit nuk vepron në përputhje me kompetencat e tij dhe me këtë rrezikon jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Shkupit.
Sipas Perinskit, është e palejueshme dhe e rrezikshme të ketë mbeturina të grumbulluara dhe të shpërndara nëpër rrugët e Shkupit në çdo hap dhe në temperatura jashtëzakonisht të larta. Janë të turpshme dhe të rrezikshme, sipas ministrit, hapësirat me barë të pakositur në hapësirat publike nën komptencën e qytetit, ku qytetarët e Shkupit zbaviten dhe luajnë më të rinjtë. Ndërkohë, nuk ekziston fjalë e përshtatshme për transportin publik të parregullt dhe të pasigurt, e cila është e vetmja formë transporti për mijëra qytetarë.
"Në fakt dhe qytetarët e Shkupit çdo ditë dëshmojnë për gjendjen në rrugë, ndërsa rrjetet sociale janë vërshuar me fotografi të hapësirave publike. Kjo në vetvete thotë se padyshim problemi duhet të zgjidhet urgjentisht, në përputhje me ligjin dhe se secili faktor duhet të veprojë në kuadër të kompetencave dhe ingerencave të tij", theksoi Perinski. rq/fc/
Foto: MVL