Perinski në Shuto Orizare: Me mbështetje prej mbi 1 milion euro, përmirësojmë jetën e popullsisë lokale
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski dhe zëvendësi i tij Erxhan Selimi sot vizituan Komunën e Shuto Orizarës, ku zhvilluan një takim me kryetarin e komunës Kurto Dudush dhe anëtarët e Këshillit Komunal.
Shkup, 30 prill 2025 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski dhe zëvendësi i tij Erxhan Selimi sot vizituan Komunën e Shuto Orizarës, ku zhvilluan një takim me kryetarin e komunës Kurto Dudush dhe anëtarët e Këshillit Komunal.
Siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes lokale, gjatë vizitës, e cila u realizua në kuadër të nismës "Aty ku zemra është në shtëpi", u diskutuan për çështje kyçe që lidhen me zhvillimin lokal, me fokus të veçantë në infrastrukturë dhe mjedis jetësor. Të pranishmit unanimisht arritën në përfundimin se kanalizimi atmosferik është një nga problemet më urgjente me të cilat përballet komuna dhe, për ta tejkaluar këtë problem, Komuna me mbështetjen e qeverisë, po ndërmerr tashmë masa specifike.

"Po implementohen katër projekte për përmirësimin e kanalizimit atmosferik, të cilat janë pjesë e 24 projekteve të miratuara të Shuto Orizares në thirrjen e parë qeveritare për mbështetje të projekteve të infrastrukturës komunale me një vlerë totale prej mbi 1 milion euro", theksohet në kumtesën.
Ndër temat e rëndësishme të takimit ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i ardhshëm i Ligjit për Vetëqeverisje lokale, me të cilat do të mundësohet avancimi i llogaridhënies së kryetarëve të komuna dhe rritja e transparencës në punën e komunave.
Ministri Perinski, gjatë vizitës së tij në Shuto Orizare theksoi se ajo është një shembull i një bashkësie multietnike të maqedonasve, romëve, shqiptarëve dhe turqve, dhe se ky diversitet është forca e saj më e madhe. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit aktiv midis qeverisë lokale dhe qendrore, me qëllim sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të vetëqeverisjes lokale në të gjitha sferat.
Ministria dhe Qeveria, porositi ministri Perinski, do të vazhdojnë me mbështetjen e vazhdueshme për Shuto Orizaren si një nga hapat kryesore drejt përforcimit të vetëqeverisjes lokale dhe rritjes së standardit të jetesës së të gjithë qytetarëve në të. ls/
Foto: Ministria për vetëqeverisje lokale