Perinski në mbikëqyrje të aktiviteteve ndërtimore në kanalizimin fekal vakum në Jurumleri
- Post By Fami Bajrami
- 08:03, 11 qershor, 2025
Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski sot do të kryejë mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e sistemit të kanalizimit vakum në Jurumleri.
Ashtu siç informojnë nga Ministria e Vetëqeverisjes lokale, mbikëqyrja është në kuadër të vizitës në terren "Ku zemra është në shtëpi".
Sipas paralajmërimit, ministri do të vizitojë komunën e Gazi Babës dhe së bashku me kryetarin e komunës Boban Stefkovski, do të kryejnë mbikëqyrje në aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e sistemit të kanalizimit vakum në Jurumleri, pas çka do të paralajmërojnë edhe fillimin e fazës së re të projektit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s