• e hënë, 23 dhjetor 2024

Perinski: Janë pjekur kushtet për ndryshim të plote të Ligjit për Vetëqeverisje lokale

Perinski: Janë pjekur kushtet për ndryshim të plote të Ligjit për Vetëqeverisje lokale

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Vetëqeverisjes lokale, Zllatko Perinski theksoi se ende nuk ka propozim ndryshime në Ligjin për Vetëqeverisje lokale që do të mundësonte emërimin e kryetarëve të komunave në rast se dikush emërohet në pozitë tjetër, për të cilën duhej të merrte iniciativë partneri i koalicionit "VLEN".

"Edhe në fillim të formimit të Qeverisë, partneri i koalicionit VLEN praktikisht është dashur të marrë iniciativë në një pjesë të ndryshimeve në Ligjit për Vetëqeverisje lokale i cili i referohet afatit kohor për përfundimin e mandatit me ligjin në fuqi. Unë ndryshimet e propozimeve ende nuk i kam parë zyrtarisht dhe nuk mund t'i komentoj", tha sot Perinski në pyetjen e gazetarëve.

Pas zgjedhjeve parlamentare në maj të këtij viti disa kryetarë komunash kanë marrë pozita në pushtetin ekzekutiv, ndërsa komunat menaxhohen nga u.d kryetarët.

Sipas ministrit Perinski, Ligji është gati për ndryshim të plotë dhe adaptim në përputhje me kushtet në të cilat funksionojnë komunat sot, ndërsa vitin e ardhshëm do të përgatitet ligj i ri.

"Sa i përket Ligjit për Vetëqeverisjen lokale në tërësi është e rëndësishme të përmendet se ai është një ligj sistematik për të cilin është i nevojshëm shumicë prej dy të tretave, ligj i cili ka më shumë se dy dekada dhe në fakt një ligj i vjetër për ndryshim dhe përshtatje të plotë sipas kushteve në të cilat funksionojnë sot komunat. Ne si Ministri e Vetëqeverisjes lokale e kemi paraparë në planin tonë të veprimit dhe shpresoj që vitin e ardhshëm përmes një debati të gjerë në të cilin do të përfshihen edhe njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe të gjithë ekspertët të cilët kanë njohuri me materialin të hyjë në procedurë për nxjerrjen e ligjit të ri modern për vetëqeverisjen lokale", tha Perinski, në një konferencë për media në Qeveri në të cilin u kumtua se është publikuar Thirrja publike për aplikim nga komunat për projekte infrastrukturore. rq/

Foto: printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR