• e premte, 22 nëntor 2024

Perinski i përshëndeti ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale

Perinski i përshëndeti ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale

Karbinci, 12 shtator 2024 (MIA) - I përshëndes ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe shpresoj se do të ndodhin, theksoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski, i cili në Komunën Karbinci mori pjesë në ndarjen e kamionëve për mbeturina nga ana e Ambasadës së Zvicrës dhe UNDP-së.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Perinski shtoi se këto ndryshime duhet të ndodhin, me qëllim që për një afat të shkurtër kohor të mos mbahen zgjedhje të parakohshme lokale, pasi zgjedhjet e rregullta janë vitin e ardhshëm. 

"Duhet të mendojmë pak si burrështetas dhe të themi nëse e shtyjmë këtë proces deri në zgjedhjet e ardhshme të rregullta lokale, vërtet mund të kursejmë disa miliona euro të qytetarëve", tha Perinski. 

Ai theksoi se aspekti i dytë që deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t'i miratojnë ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale është që komunat, ku do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale, do të jenë të diskriminuara në lidhje me thirrjen publike për shfrytëzimin e 100 milionë eurove për projekte infrastrukturore.

"Aspekti i dytë është gjithashtu shumë i rëndësishëm, pasi thirrja publike për ndarjen e 100 milionë eurove tashmë është duke u zhvilluar. Nëse shpallim zgjedhje të parakohshme në këto vetqeverisje vendore, ato do të jenë të diskriminuar në procesin e realizimit të projekteve infrastrukturore kapitale, të cilat duhej t'i financojmë ne si Qeveri", tha Perinski. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR