• e martë, 02 korrik 2024

Performanca e grupit “Jeriko” i kënaqi shijet e kërçovarëve

Performanca e grupit “Jeriko” i kënaqi shijet e kërçovarëve
Kërçovë, 16 korrik 2021 (MIA) – Performanca e grupit “Jeriko” mbrëmë para kërçovarëve, në tërësi i kënaqi shijet e publikut të pranishëm. Programi përbëhej nga dy pjesë – pjesa e parë me version akustik në kitarë dhe vokal të Petrit Çarkaxhiut dhe pjesa e dytë – performanca në përbërje të plotë të bendit. “Konsideroj se atë që sonte e dëgjuam nga grupi ‘Jeriko’ në tërësi i kënaqi pritjet tona. Ata bënë muzikë në stil të lartë profesional, me ekzekutim preciz të të gjitha pikave”, deklaroi Mazllam Osmani, drejtor i Qendrës së Kulturës në Kërçovë. Theksoi se për vetëm katër ditë në Kërçovë ndodhi edhe një ngjarje e madhe muzikore, pas performancave dyditore të festivalit folklorik.   Moti i mirë sikur të ishte krijuar për koncerte të natës, në hapësirë të hapur, ndërsa skena verore e Qendrës së Kulturës sikur të jetë e krijuar për këso lloj ngjarjesh. Në koncertin e mbrëmshëm ishin të pranishëm edhe një numër i madh i anëtarëve më të vjetër të ish bendeve të qytetit, sipas të cilëve, koncerti i grupit “Jeriko” ishte në nivel të lartë profesional dhe konsiderojnë se koncerte të tilla duhet të jenë më të shpeshtë në Kërçovë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR