• e hënë, 23 dhjetor 2024

Perez: Mbështetja për integrimin e shtetit në BE, qeveritë socialdemokrate janë aleati më i fortë i qytetarëve në kohë krize

Perez: Mbështetja për integrimin e shtetit në BE, qeveritë socialdemokrate janë aleati më i fortë i qytetarëve në kohë krize
Shkup, 15 nëntor 2022 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Mile Zeçeviq, së bashku me nënkryetaren Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe sekretarin për bashkëpunim ndërkombëtar, Bojan Mariçiq, sot janë takuar me Iraçe Garsia Perez, deputete në Parlamentin Evropian dhe kryetare e Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian. Nga LSDM-ja informojnë se në takim është biseduar për procesin e integrimeve evropiane të vendit, ballafaqimin me pasojat e krizës botërore, si dhe për bashkëpunimin mes dy partive simotra. Sekretari i përgjithshëm, nënkryetari dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDM-së falënderuan eurodeputetin për mbështetjen që vendi ynë ka marrë nga grupi parlamentar dhe shprehën besimin për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit. Nga takimi u dërguan bashkërisht mesazhet për bashkim kombëtar për miratimin e amendamenteve të nevojshme kushtetuese, të cilat përfundimisht do të hapin grupimet dhe do të përshpejtojnë procesin e negociatave. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR