• e hënë, 08 korrik 2024

Perez drejtuar Benzemas: Ke hyrë në historinë e Real Madridit si një nga legjendat më të mëdha

Perez drejtuar Benzemas: Ke hyrë në historinë e Real Madridit si një nga legjendat më të mëdha

Madrid, 6 qershor 2023 (MIA) - Kryetari i Real Madridit, Florentino Perez iu drejtua Karim Benzemas pas largimit të sulmuesit nga "klubi mbretëror".

"Sot është një ditë shumë e vështirë për mua, kur më vijnë në mendje kujtimet dhe emocionet e përjetuara gjatë 14 viteve të fundit. Nga publikimi për largimin e Karimit, pash një pikëllim të madh në Madrid dhe adhuruesit e futbollit, të cilët janë prekur nga magjia e futbollistit si Karimi. I dashur Karim, ti u bëre një nga më të mirët të të gjitha kohërave. E pamë si ke luajtur mahnitshëm për fanellën tonë në botë. Dhe asnjë madrilen nuk do ta harrojë këtë. Të gjithë jemi shumë krenarë për ty", tha Perez.

Ai shtoi francezi ka ardhur shumë i ri këtu dhe u bë një nga legjendat më të mëdha të klubit.

"Me kuptimin tënd për futbollin, golat e shënuara, ke arritur të na shtysh përpara. ishe dhe akoma je një lojtar i shkëlqyeshëm. Disave u duhej kohë që ta kuptojnë këtë. I ke mbrojtur vlerat e Madridit. Ishe shembull për gjithçka. Ke hyrë në historinë e Real Madridit si një nga legjendat më të mëdha. Askush nuk ka fituar më shumë se ti. Kohën në Real Madrid e përfundon me Topin e Artë. Si kryetar, më duhet të të them se në gjitha këto vite nuk kam ditur të them 'por' për sjelljen tënde. Benzema, ti je shembull për të gjithë fëmijët, pa dallim nëse luajnë apo jo futboll. Të falënderit Karim për këtë rrëfim për dashurinë në futboll, të cilin e jetojmë së bashku dhe i cili do të mbetet me shekuj", thotë Perez në fjalimin e tij.

Benzema karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite. bsh/

Foto. EPA

QËNDRONI TË LIDHUR