• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Perdo Sançez iu drejtua kombit dhe e njohu shtetësinë e Palestinës: Është nevojë imperative

Perdo Sançez iu drejtua kombit dhe e njohu shtetësinë e Palestinës: Është nevojë imperative

Madrid, 28 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Spanjës, Pedro Sançez sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën e zyrtarizoi njohjen e Spanjës të shtetit palestinez.

Në fjalimin drejtuar kombit, Sançezi tha se ky ishte vendim historik.

"Qeveria e Spanjës do të miratojë në mbledhjen e sotme njohjen e shtetit të Palestinës. Kështu, Spanja do t'i bashkohet më shumë se 140 vendeve në botë që tashmë e njohin Palestinën si shtet. Ky është vendim historik që ka një qëllim. Të ndihmojë që izraelitët dhe palestinezët të arrijnë paqen. Nuk është vendim kundër askujt", tha Sançez.

Ai bën të ditur se ky vendim është marrë për tri arsye.

"Këtë e bëjmë këtë për paqe, drejtësi dhe koherencë", tha Sançez.

Sançez, ndër të tjera, tha se shteti palestinez duhet patjetër të jetë i qëndrueshëm me Bregun Perëndimor dhe Gazën dhe  korridor të lidhur me Jerusalemin si kryeqytet.

"Të dy territoret do të bashkohen nën qeverinë legjitime të autoritetit kombëtar palestinez", theksoi kryeministri i Spanjës. 

Gjithashtu, Sançez theksoi se vendimi për njohjen e Palestinës është i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe porositi se nuk pranohen kurrfarë ndryshime të kufijve nga viti 1967.

"Kjo nuk është vetëm çështje e drejtësisë historike. Ajo është nevojë imperative që të arrihet paqe", theksoi kryeministri spanjoll. rq/fc/

Foto: X sprintskrin

QËNDRONI TË LIDHUR