• e enjte, 04 dhjetor 2025

Pentagoni thekson se nuk ka viktima pas sulmit iranian me raketa ndaj bazës Al-Udeid në Katar

Pentagoni thekson se nuk ka viktima pas sulmit iranian me raketa ndaj bazës Al-Udeid në Katar

Uashington, 23 qershor 2025 (MIA) - Ministria amerikane e mbrojtjes konfirmoi se Irani sot ka lëshuar disa raketa balistike me rreze veprimi të shkurtër dhe të mesme ndaj bazës ajrore Al-Udeud në Katar, transmetoi DPA.

"Deri në këtë moment nuk ka raporte për viktima nga ana e SHBA-së", citohet në kumtesën e Pentagonit, duke shtuar se "me kujdes ndjekim këtë situatë".

DPA përkujton se Katari paraprakisht kumtoi se mbrojtja e tij ajrore me sukses ka kapur raketat iraniane. sa/

foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR